Celebrities Film & Tv

Ina Kollçaku eliminohet mbrëmjen e sotme në “Dancing With The Stars”!

“Dancing With the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

“Dancing With The Stars”, show-n magjik i kërcimit, i cili u mirëprit nga shqiptarët në të gjithë botën, pasi jo vetëm gjatë transmetimit live, por edhe klikimet në Youtube dhe ndjekësit në Instagram e vërtetojnë këtë. Edhe nata e sotme padyshim që është një garë mjaft e fortë mes konkurrentëve në mbrëmjen dedikuar festave të 28-29 Nëntorit.


Ina Kollçaku u eliminua nga “Dancing With The Stars” këtë natë të tetë, ndërsa ishte përballë Eni Shehut. Dy më pak të votuarit nga juria dhe publiku u përballën në një Dance Off, nga i cili Ina dhe Eltioni lanë përfundimisht garën. Ata performuan në një koreografi të improvizuar, për të treguar edhe njëherë aftësitë në kërcim në ritmet e “Djaloshi dhe shiu”. Tashmë tetë çifte janë në garë me njëri-tjetrin.

Ju rikujtojmë se nata e sotme ishte plot surpriza. Tashmë është traditë e Top Media dhe Top Channel që në çdo fundvit të përzgjedhë një këngë shqip dhe të dërgojë urimet e saj në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve. Këtë vit tradita vazhdon njësoj dhe ku ka më bukur sesa të festojmë me një prej këngëve që tifozët e Kombëtares sonë i kanë dhënë edhe më shumë peshë duke e kthyer në himnin e stadiumeve. Bëhet fjalë për këngën e kthyer në “himn” tashmë, “Mora fjalë” nga Shkurte Fejza.