Lifestyle Tech

Instagrami ashpërson rregullat për adoleshentët!

Problemet që ka shfaqur interneti për përdoruesit, i kanë shtyrë platformat sociale të ashpërsojnë rregullat e tyre. Instagram njoftoi së fundmi se është duke testuar disa opsione të reja, të cilat do të provohen fillimisht në SHBA e më pas edhe më gjerë nëpër botë. Kështu, do të verifikohen përdoruesit dhe mosha e tyre. Nëse dikush kerkon të editojë datën e lindjes në këtë rrjet, duke shënuar moshën nën 18 apo mbi 18 vjeç, do t’i kërkohet verifikimi i saj përmes tre opsioneve: upload i ID, regjistrim i një video selfie ose do t’u kërkohet miqve të përbashkët te konfirmojnë moshën.

Kompania sqaroi se kjo bëhet që adoleshentëve dhe të rriturve t’u krijohet mundësia e përftimit të eksperiencës së duhur për grupmoshën të cilën i përkasin. Do të ketë po kështu një partneritet me Yoti, kompani e specializuar për verifikimin e moshës online, në mënyrë që të sigurohet privatësia e përdoruesve. Ashpërsimi i kontrolleve të tilla erdhi pasi Instagram u kritikua për ndikimin në shëndetin mendor të përdoruesve të rinj vitin e kaluar.

Instagram tanimë ju jep mundësinë që të vendosni 3 postimet tuaja të preferuara në krye të profilit tuaj në këtë rrjet social, ose siç ndryshe quhet “pin to top”. Kompania thotë se funksioni i ri do t’u japë krijuesve më shumë mundësi për t’u shprehur në profilet e tyre. Njoftimi zyrtar vjen pasi Instagram konfirmoi për TechCrunch në muajin prill se po testonte këtë risi. Ju mund të vendosni në krye të profilit tuaj fotot, videot apo “reels”.

Meta ka prezantuar ndryshime të reja për veçorinë e videove Reels në Instagram dhe Facebook që janë të ngjashme me ato të TikTok. Në Instagram, Meta i ka zgjatur Reels në 90 sekonda, duke u dhënë përdoruesve më shumë kohë për t’u shprehur dhe për të promovuar markat dhe produktet e tyre. Përveç kohës së zgjatur, Reels i janë shtuar edhe stickers që kanë qenë ekskluzive për Instagram Stories. Gjithashtu veç titrave, përdoruesit do të mund të përdorin sondazhe, stickers dhe emoji në Reels.