Bota Botë e Çuditshme

Inteligjenca artificiale “kokë më kokë” me gazetarët, shtëpia botuese gjermane vendos të pushojë stafin nga puna!

Shtëpia botuese më e madhe gjermane, Axel Springer, ka vendosur të bëjë shkurtime të konsiderueshme të stafit në gazetat Die Welt dhe Bild, sipas një letre sot nga CEO Matthias Deppner, i cili gjithashtu paralajmëron zëvendësimin e gazetarëve me sisteme të inteligjencës artificiale. Siç thekson Deppner në letrën e tij drejtuar punonjësve, shtëpia botuese do të rritet dhe në të njëjtën kohë do të zvogëlojë vendet e saj të punës, në fushat e prodhimit, redaktimit dhe administrimit të dy gazetave.

Plani i menaxhmentit parashikon edhe stimuj për dorëheqje, me synimin, siç sqaron Matias Deppner, për të shmangur pushimet nga puna.

Standardet e gazetarisë do të mbeten të larta.

Në letrën e tij, Deppner paralajmëron më tej se gazetarët janë në rrezik të zëvëndësohen nga inteligjenca artificiale, pasi kompjuterët që përdorin inteligjencën artificiale do të jenë më të mirë në mbledhjen e informacionit sesa gazetarët njerëzorë.

Nëse mediat duan të mbijetojnë, vijon kreu i Axel Springer, ato duhet të fokusohen në lajme ekskluzive apo komente origjinale. Sindikata Verdi kritikoi planet e grupit Axel Springer, duke theksuar se ato po kryjnë plane vetëm për të fituar më shumë. Rikujtojmë, se brenda një dekade, rreth 39% e kohës së shpenzuar për punët e shtëpisë dhe kujdesin për të dashurit mund të automatizohen, thonë ekspertët.

Studiuesit nga Britania e Madhe dhe Japonia kërkuan 65 ekspertë të inteligjencës artificiale (AI) të parashikojnë sasinë e automatizimit në detyrat e zakonshme shtëpiake në 10 vjet. Ekspertët parashikuan që blerjet ushqimore kishin të ngjarë të shihnin më shumë automatizim, ndërsa kujdesi për të rinjtë ose të moshuarit kishte më pak gjasa të ndikohej nga AI.