Gossip Magazine Showbiz

Irina Shayk fotografohet në New York me këpucët ‘më të shëmtuara’ në botë!

Irina Shayk është fotografuar gjatë një shëtitjeje me vajzën e saj gjashtëvjeçare, Lea De Seine, në New York, ndërsa vëmendje të veçantë tërhoqi zgjedhja e saj e këpucëve. Gjatë daljes, modelja e ka kombinuar fustanin e zi me një xhaketë të kaltër të errët. Ajo i shtoi kombinimit syze dielli të zeza dhe një çantë Constance Elan nga shtëpia e modës Hermes.

Megjithatë, pjesa më e spikatur e këtij edicioni të modës ishin këpucët e saj të zeza me taka të larta, pjesa e përparme e të cilave është e ndarë në mënyrë që të kujton në këmbët e devesë.

Bëhet fjalë për modelin Tabi Mary Jane të markës Maison Margiela me çmim duke filluar nga 700 euro. Këpucët e diskutueshme shpesh janë cilësuar si më të shëmtuarat në botë, por duket se kohët e fundit po bëhen gjithnjë e më të njohura në mesin e influencuesve të modës.

Me këtë rast, Lea De Seine ka mbajtur dorën e nënës së saj ndërsa kishte veshur një fustan me një stamp kali. Vajza e Shayk dhe Bradley Cooper lindi në vitin 2017, dy vjet para se ata të vendosnin t’i jepnin fund lidhjes së tyre.