Celebrities Gossip Showbiz

Ish-menaxheri i saj hedh në gjyq Dafina Zeqirin, ja arsyeja!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Duket se këtë sezon veror Dafina Zeqiri ka ‘hequr dorë’ nga këngët ritmike dhe po publikon vetëm projekte që i dedikohen dashurisë.

Ditën e sotme Dafina ka qenë në vëmendje të mediave, pasi ish-menaxheri i saj, Drin Zatriqi ka hedhur në gjyq këngëtaren për shkak të disa fyerje dhe shpifjeve publike që këngëtarja ka bërë kundrejt tij rreth një vit më parë. Dafina ka bërë disa postime në profilin e saj në “Twitter”, përmes të cilave ka përdorur fjalë të rënda ndaj tij. Këto janë ofendimet dhe shpifjet që artistja e njohur ka bërë ndaj ish-menaxherit të saj dhe për këtë arsye Drini kërkon një dëmshpërblim prej 500 mijë eurosh, për dëmtim të reputacionit.

Drin Zatriqi mbylle atë gojë të fëlliqur. Ti je njeriu më i zi nga të gjithë ata që kë përmendur. Abusues femrash. Mos të flasim për gjëra të tjera dhe arsyen pse ike nga Kosova në Amerikë dhe çfarë ke bërë në Amerikë. Për gjyq? Hajde kur të duash”.

Edhe pse duke shijuar pushimet, duket se Dafina pas shumë këngëve të reja këtë verë ka lënë ende projekte të reja gati për tu publikuar. Së fundmi me anë të një video duke kërcyer natën buzë detit me një gotë verë në dorë, Dafina ka treguar pak nga kënga e saj e re. Projekti i ri muzior do të jetë një bashkëpunim me Klajdi Harunin dhe Brunon dhe do të titullohet “Xhane Xhane”.