Celebrities Showbiz

Ish-partneri i Britney Spears, Justin Timberlake, i del në mbrojtje yllit të pop-it pas seancës gjyqësore!

Gjatë një seance gjyqësore të mbajtur ditën e djeshme, Britney Spears rrëfeu detaje tronditëse për kujdestarinë e babait të saj. Këngëtarja tregoi se i është nënshtruar vlerësimeve të shumta psikike, ilaçeve dhe se është traumatizuar nga babai i saj, Jamie Spears, përmes kontrollit të tij. Ajo ka thënë në gjykatë se nuk ka folur publikisht në lidhje me këtë çështje, sepse mendonte se askush nuk do e besonte.

Gjithashtu ajo zbuloi se nuk mund të mbetet shtatzënë për shkak të rregullave ligjore, që u vendosën në fuqi në 2008, sepse kujdestarët e saj nuk aprovojnë heqjen e kontrollit të lindjes.

Ndërkohë pas këtij rrëfimi këngëtarja ka marrë mbështetje nga shumë personazhe të njohur, mes tyre edhe nga ish-partneri i saj Justin Timberlake. Në disa postime në “Twitter”, ai shkruan:

Pas asaj që pamë sot, ne duhet ta mbështesim Britney-n në këtë moment. Përtej të shkuarës sonë, të mirë dhe të keqe dhe nuk ka rëndësi sa kohë më parë ka ndodhur… ajo që po ndodh me të nuk është e drejtë. Asnjë grua nuk duhet të ndalohet për të marrë vendime për trupin e saj. Askush nuk duhet të mbahet kundër dëshirës së tij… apo të kërkojë leje për të pasur akses mbi gjërat për të cilat ka punuar gjithmonë shumë fort. Jessica dhe unë i dërgojmë Britney-t gjithë dashurinë tonë dhe mbështetje absolute në këtë kohë të vështirë. Shpresojmë që gjykata dhe familja e saj të vendosin drejtësi dhe ta lenë atë të jetojë ashtu siç ajo dëshiron të jetojë.

Justin dhe Britney nisën një lidhje dashurie në vitin 1999 dhe u ndanë në 2002-n, 6 vite para se këngëtarja të merrej në kujdestari nga i ati.