Celebrities Showbiz

Zbulohen dokumentat e fshehta të mosmarrëveshjeve midis Britney Spears dhe të atit!

Britney Spears për vite me radhë ka kundërshtuar seriozisht kujdestarinë e të atit, i cili ka kontroll mbi financat dhe jetën e saj personale, sipas dokumenteve konfidenciale të siguruara nga “New York Times”. Ylli i pop-it rrallë ka komentuar marrëveshjen e pazakontë ligjore që i ka hequr asaj pavarësinë që nga viti 2008. Por të dhënat e rishikuara nga “New York Times”, zbulojnë se ajo ka kundërshtuar vazhdimisht autoritetin që gjykatat i dhanë babait të saj, Jamie Spears.

Një hetues gjykate shkroi në vitin 2016, sipas raportit të Times, se:

Ajo artikuloi se ndien se kujdestaria është bërë një mjet shtypës dhe kontrollues kundër saj. Këngëtarja tha se sistemi kishte “shumë kontroll. Shumë, shumë!” Marrëveshja ishte aq e rreptë, tha Spears, sa i dha të atit pushtet mbi çdo vendim, përfshirë njerëzit me të cilët ajo dilte, miqtë me të cilët shoqërohej apo mënyrën se si dekoronte shtëpinë.

Dokumentet u zbuluan një ditë para se këngëtarja të drejtohej publikisht në gjykatë në një seancë dëgjimore për kujdestarinë, një moment i rëndësishëm në një betejë shumëvjeçare, të cilën ajo pothuajse kurrë nuk e ka komentuar drejtpërdrejt. Lufta ligjore mbi kujdestarinë ka qenë e fshehur për vite me radhë, megjithëse Spears, përmes avokatit të saj, kohët e fundit ka kërkuar më shumë transparencë dhe vitin e kaluar bëri të qartë në gjykatë se ajo nuk dëshiron që babai të përfshihet në punët e saj.

Në vitin 2016, hetuesi i gjykatës tha se këngëtarja kërkoi që kujdestaria të ndërpritet sa më shpejt të jetë e mundur.

Ajo është ‘e sëmurë nga përfitimi’ dhe tha se është ajo që punon dhe fiton paratë, por të gjithë rreth saj janë tek lista e pagave.

Këngëtarja më tej përshkroi se ishte e rrethuar nga stafi i sigurisë në çdo kohë dhe se karta e kreditit mbahej nga ekipi i sigurimit dhe ndihmësi. Ajo iu ankua hetuesit se nuk mund të bënte ndryshime në shtëpi.

Në vitin 2019, këngëtarja i tha gjyqtarit se i ati e kishte detyruar atë të qëndronte në një institucion të shëndetit mendor dhe të vepronte kundër vullnetit të saj, sipas “New York Times”.

Dokumentari “Framing Britney Spears”, i cili u publikua në fillim të këtij viti, theksoi kontradiktat për Britney-n, ajo mund të performonte nëpër shfaqje dhe të bënte miliona para, por konsiderohej e paaftë për të marrë vendime themelore në lidhje me shëndetin dhe financat e saj. Kujdestaria është një vendim i caktuar nga gjykata, kryesisht për njerëzit që nuk mund të marrin vendime për veten e tyre. Por kritikët kanë argumentuar se procesi mund të shfrytëzohet dhe kanë theksuar rastin e Spears si një shembull të abuzimit. Marrëveshja u arrit pasi ajo pësoi një krizë mes abuzimeve të forta nga paparacët, të cilët e ndiqnin dhe shfrytëzonin betejat e saj me shëndetin mendor.

Rikujtojmë se, Britney Spears ka komentuar disa dokumentarë të paautorizuar të publikuar këtë vit që eksplorojnë origjinën e të drejtave të babait të saj mbi të dhe pasurinë e artistes dhe analizën e tabloidëve të karrierës së saj e sigurisht jetës personale.