Celebrities Gossip Showbiz

Të vërtetat tronditëse të jetës së saj Britney Spears i thotë në një seancë gjyqësore!

Britney Spears për vite me radhë ka kundërshtuar seriozisht kujdestarinë e të atit, i cili ka kontroll mbi financat dhe jetën e saj personale, sipas dokumenteve konfidenciale të siguruara nga “New York Times”. Ylli i pop-it rrallë ka komentuar marrëveshjen e pazakontë ligjore që i ka hequr asaj pavarësinë që nga viti 2008. Por të dhënat e rishikuara nga “New York Times”, zbulojnë se ajo ka kundërshtuar vazhdimisht autoritetin që gjykatat i dhanë babait të saj, Jamie Spears.

Por, më në fund Britney ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë në një seancë gjyqësore ditën e djeshme në lidhje më kujdestarinë e babait të saj të urdhëruar nga gjykata.

Dua që kujdestaria të përfundojë pa u vlerësuar. Njëkohësisht dua që terapisti të vijë në shtëpinë time. Nuk jam e gatshme të shkoj në Westlake dhe të ndihem kaq keq nga gjithë ato paparaci.

Këngëtarja ka treguar se i është nënshtruar vlerësimeve të shumta psikike, ilaçeve dhe se është traumatizuar nga babai i saj, Jamie Spears, përmes kontrollit të tij. Ajo ka thënë në gjykatë se nuk ka folur publikisht në lidhje me këtë çështje, sepse mendonte se askush nuk do e besonte.

Kam gënjyer dhe i kam thënë gjithë botës se jam mirë dhe jam e lumtur… nuk jam mirë. Nuk jam e lumtur, nuk mund të fle. Jam e nevrikosur. Është çmenduri. Dhe jam në depresion. Qaj çdo ditë.

Gjatë dëshmisë së saj, Birtney ka treguar se dëshiron të martohet dhe të ketë fëmijë në të ardhmen. Por ajo tha se nuk i lejohet të mbetet shtatzënë për shkak të rregullave ligjore, që u vendosën në fuqi në 2008, sepse kujdestarët e saj nuk aprovojnë heqjen e kontrollit të lindjes.

Së fundmi më thanë se nuk jam në gjendje të martohem ose të kem një fëmijë. Kam një IUD* (Pajisje që ndalon shtatzëninë, pajisje kontraceptive intrauterine) brenda vetes që të mos të mbetem shtatzënë. Do doja ta hiqja në mënyrë që të kem një fëmijë tjetër, por kjo e quajtur ‘skuadër’ nuk më lejon të shkoj te mjeku sepse nuk duan që unë të kem fëmijë të tjerë. Me të vërtetë besoj se kjo kujdestari është abuzive.

Gjithashtu ajo ka treguar se ka punuar shpesh kundër dëshirës së saj.

Kam punuar 7 ditë të javës, pa asnjë ditë pushim. Të bësh dikë të punoj jashtë dëshirës, t’i marrësh gjithë pasurinë, kartat e kreditit, pasaportën e telefonit.

Ajo ka treguar se nëse nuk do të punonte nga ora 8-6 në darkë, 7 ditë të javës, nuk i lejohej të takonte dy fëmijët e saj dhe të dashurin. Gjithashtu Britney ka zbuluar se ka pirë ilaçe litium, një ilaç që pihet për çrregullimin bipolar, kundër dëshirës së saj dhe se kjo e ka bërë të ndihet e dehur dhe të paaftë për të biseduar.

Në thelb kjo kujdestari po më sjell më shumë dëme sesa dobi. Unë meritoj të kem një jetë. Kam punuar gjithë jetën time, duke kërkuar që kjo të mbaronte. Ndihem e zënë ngushtë, e ngacmuar, e lënë jashtë dhe vetëm. Jam lodhur duke u ndjerë vetëm. Dhe unë meritoj të kem të njëjtat të drejta si çdokush.

Rikujtojmë, se më 14 korrik pritet që të ketë një tjetër seancë gjyqësore në lidhej me këtë çështje.