Showbiz

Ishte dashuri më shikim të parë! Helen Mirren dhe Liam Neeson takohen pas 30 vitesh

Shumë nga ju mund të mos e dinë por dy aktorët e famshëm Helen Mirren dhe Liam Neeson kanë qënë të dashuruar me njëri-tjetrin në vitet ’80.

Ata kanë qënë të ftuar në “The Graham Norton Show” ku janë takuar për herë të parë pas 30 vitesh. Gjatë emisionit dy artistët kanë treguar me shumë emocion historinë e tyre të dashurisë.

Për herë të parë ata janë takuar në setin e xhirimeve për filmin “Excalibur” dhe të dy kanë pranuar se ajo ishte dashuri me shikim të parë. Asokohe Liam është shprehur se kishte lexuar në një revistë se nëse Helen pëlqente një mashkull ajo imitonte ecjen e tij.

“Po bëja prova në setin e xhirimit dhe kur kthehem mbrapa shoh që Helen po imitonte ecjen time, aty e kuptova që ajo kishte simpati ndaj meje”– ka treguar me humor aktori i ‘Taken’.

Sa i përket 72-vjeçares ajo pranoi haptazi se lidhja me Liam ishte shumë serioze. Ata jo vetëm që ishin të lidhur por kanë bashkëjetuar për 3 vite. Ndarja për to ishte një nga vendimet më të vështira që kanë marrë ndonjëherë sepse ishin aq shumë të dashuruar saqë për njëri-tjetrin do të kishin bërë edhe gjërat më të çmendura.

Ky ritakim që ndodhi pas 30 vitesh i ktheu pas në kohë për të kujtuar disa nga momentet më të bukura të jetës së tyre. Gjithashtu, historia e tyre erdhi edhe si një mesazh për të rinjtë e këtij brezi të cilët e kanë harruar se dashuria e vërtetë kërkon shumë sakrifica.