Pamela Anderson ka konfirmuar se ka pasur vërtet një romancë me aktorin Liam Neeson, duke rrëzuar raportimet se gjithçka ishte vetëm një skemë publicitare.
Mediat hollywoodiane kishin sugjeruar se dyshja e filmit The Naked Gun u afruan gjatë xhirimeve, por Anderson thotë se romanca nisi vetëm pasi projekti kishte përfunduar.
Në një intervistë për revistën PEOPLE, aktorja mohoi kategorikisht se lidhja ishte një truk i organizuar nga ekipet e PR-it të tyre ose studiot filmike.
Sipas saj, dy aktorët kaluan vetëm një javë bashkë, në shtëpinë e Neeson në New York, dhe aty u lidhen më shumë.
Ne patëm një lidhje romantike për një kohë, por vetëm pasi përfunduam xhirimet
-tregoi Anderson.
Ajo kujtoi edhe disa detaje të sweet të ditëve që kaluan së bashku, duke thënë se Neeson madje e prezantoi në një restorant si “Zonja Neeson e ardhshme”.
Pamela Anderson tregon se të dy darkuan, shijuan momente në kopsht dhe kaluan kohë me familjarë e asistentë.
Ajo qesh me idenë se gjithçka ishte një reklame.
Unë mendoja: për çfarë marifeti flasin? Ne kishim ndjenja të vërteta
-u shpreh ylli i Baywatch.
Të dy u rilidhën sërish gjatë promovimit të filmit, por marrëdhënia nuk vazhdoi më tej. Anderson thotë se më e mira për të dy është të mbeten miq.
E dua Liamin, por jemi më mirë si miq, për të qenë plotësisht e sinqertë
-përfundoi ajo.