Rachel Zegler ka rrëfyer këshillën që i dha aktorja legjendare Helen Mirren, në një periudhë kur ajo po përballej me kritika dhe presion të madh në industrinë e filmit. Aktorja 24-vjeçare, e cila aktualisht luan në West End me muzikalin “Evita”, u përfol shumë pas ribërjes së “Snow White” nga Disney. Gjatë një bisede me Helen Mirren në xhirimet e “Shazam! Fury of the Gods”, ajo thotë se mori një “thirrje zgjimi”.
“Kur isha 20 vjeçe, do të kisha bërë gjithçka për të qenë në vendin tënd”, i tha Helen. “Unë mbijetoja ditë pas dite duke bërë teatër”. Rachel theksoi se kjo këshillë i kujtoi sa me fat është që arriti sukses kaq herët. Zegler u bë e famshme në moshën 17-vjeçare me rolin e Marias në “West Side Story” të Spielberg, që i hapi dyert për role të rëndësishme në “The Hunger Games” dhe “Snow White”.
Së fundmi, ajo falënderoi publikun e Londrës për mbështetjen e jashtëzakonshme në “Evita”, duke e quajtur projektin “një rol ëndrre me një kast ëndrre”. Ndërkohë, aktorja po shijon edhe jetën personale, teksa është parë e lumtur me partnerin e saj, balerinin Nathan Fernand. Zegler u shpreh se ishte një nder shumë i madh të luante Borëbardhën në filmin e ri live-action. Ajo e quajti filmin origjinal të vitit 1937 të çuditshëm dhe të vjetëruar dhe e cilëson mundësinë që i është dhënë si diçka shumë të bukur. “Ishte nderi i një jete. Unë mendoj se çdo i ri ëndërron për një telefonatë të tillë. Ky është sigurisht tepër i veçantë si një fans i madh i Disney,”-tha ajo në episodin e së enjtes të ‘Good Morning America’.
Zegler vazhdoi duke lavdëruar filmin dhe tha:
Të arrish ta sjellësh atë në jetë në një mënyrë kaq unike dhe kaq të veçantë, është thjesht një mundësi e bukur dhe unë jam shumë e nderuar. E gjitha ka të bëjë me kalimin e një klasike në një epokë moderne për ta sjellë atë tek këta të rinj të bukur. Superfuqia e saj mbetet zemra e saj, e dini, kjo ka qenë gjithmonë thelbi i kësaj historie. Ky ka qenë gjithmonë thelbi i kompanisë Disney.