Celebrities Lajmet e fundit Music Showbiz

J Balvin fshin video-n e tij nga YouTube dhe vendos të kërkojë publikisht falje. Arsyeja ishte se…

Së fundmi këngëtari shumë i njohur dhe i dashur për publikun, J Balvin ka kërkuar falje në rrjetet sociale pasi videoklipi i tij muzikor ‘Perra’ me Tokischa u cilësua si ‘racist dhe seksist’ për përshkrimin e grave me ngjyrë. Këngëtari kolumbian shpjegoi gjithashtu se ai e hoqi videon e ‘Perra’ nga kanali i tij i ‘YouTube’-it.

José varlvaro Osorio Balvín, në videon shpjeguese ku edhe ka kërkuar fale është shprehur se:

Dua të kërkoj falje për këdo që u ofendua, veçanërisht për komunitetin e njerëzve me ngjyrë. Nuk jam ky. Unë jam për tolerancën, dashurinë dhe gjithëpërfshirjen. Më pëlqen gjithashtu të mbështes artistët e rinj, në këtë rast Tokischa, një grua që mbështet njerëzit e saj, komunitetin e saj dhe gjithashtu fuqizon gratë. Si një formë respekti, e hoqa videon tetë ditë më parë. Por për shkak se kritikat vazhduan, unë jam këtu duke bërë një deklaratë.

‘Perra’ u hoq nga YouTube të dielën e kaluar, mes polemikave rreth përshkrimit të grave me ngjyrë. Ai shtoi gjithashtu  se:

Edhe mua më vjen keq. Jeta bëhet më e mirë çdo ditë. Faleminderit që më dëgjuat.

Sipas ‘Los Angeles Times’ në lidhje me videoklipin Nënpresidentja kolumbiane Marta Lucía Ramírez dhe Këshilltarja Presidenciale për Barazinë e Grave, Gheidy Gallo Santos, bënë një deklaratë javën e kaluar duke kritikuar videon. Udhëheqësit në deklaratë kritikuan sesi videoja përdor imazhe të grave dhe njerëzve me origjinë afrikane, një grup popullsie me mbrojtje të veçantë kushtetuese, të cilëve ai u paraqet veshë qeni.

Udhëheqëset vunë në dukje se përveç kësaj, ndërsa ecte, këngëtari mban dy gra pasardhëse afrikane të lidhura me zinxhirë në qafë dhe që zvarriten në dysheme si kafshë ose skllevër. Marta shkroi:

Në videon e tij, artisti përdor imazhe të grave dhe njerëzve të pasardhësve afrikanë, grupe të popullsisë me mbrojtje të veçantë kushtetuese, të cilët i paraqet me veshë qeni.