Gossip Showbiz

J.Lo dhe barku i saj super i tonifikuar sapo na “sëmuri”, doni të “sëmureni” edhe ju pak?!

Së fundmi diva e muzikës latine J.Lo më daljen e saj rrugëve të Miami-t i ka çmendur të gjithë me trupin e saj super të tonifikuar dhe padyshim shumë seksi.

Bëhet e ditur se teksa Jennifer ecte rrugëve me menaxherin e saj Benny Medina, i dashuri i saj, Ben nga ana tjetër ishte duke filmuar një film të ri në Las Vegas. Aktorja shfaqej në një humor shumë të mirë teksa ishte e veshur sportive, më një pale pantallona jeshile, atlete Nike dhe një bluze të shkurtër ku nxirrte në pah barkun e saj super të sheshtë e të tonifikuar që më siguri çdo vajzë në botë e ka zili.

Rikujtojmë, se Lopez dhe regjisori Affleck po shijojnë ditët më të mira bashkë si çift dhe për këtë nuk ka më asnjë pikë dyshimi. Marrëdhënia mes tyre duket shumë serioze, aq sa artistja ka vendosur të zhvendoset pranë partnerit të saj të ri.

Një burim ka treguar ekskluzivisht për “E! News” se Jennifer është gati të largohet nga Miami dhe të lërë shtëpinë e saj luksoze, ku shijoi një fundjavë të këndshme me Affleck.

Çifti është duke diskutuar edhe për pushimet verore. Sipas një burimi për “People” ata duan të kalojnë sa më shumë kohë së bashku me njëri tjetrin dhe për këtë ju nevojitet një udhëtim.