Food & Drink Health & Beauty

Ja çfarë i bëjmë trupit, kur hamë mish të përpunuar

Mishi, salçiçet apo sallamet e ndryshëm me siguri janë zgjidhja për të shijuar një vakt nga shumë prej jush. Megjithëse janë produkte me bazë mishi dhe janë të pasur me proteina, ekspertët rendisin një sërë efektesh negative që kjo kategori ushqimesh i shkakton trupi. Më në rrezik janë ata që vuajnë nga tensioni i lartë, ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës apo gratë shtatzëna. Kjo për shkak se këto lloj ushqimesh përmbajnë konservues, kripë dhe zakonisht shoqërohen me ushqime të tjera të kripura gjë që çon në tejkalimin e sasive të shëndetshme të këtyre përbërësve.

Rrit presionin e gjakut

Nëse jeni gjatë gjithë kohës të ekspozuar ndaj këtyre ushqimeve me shumë gjasë një nga shenjat e para që trupi do t’ju japë do të jetë ngritja e presionit të gjakut. Sipas të dhënave, kjo ndodh për shkak të sasive të mëdha të kripës.

Natriumi që gjendjet te kripa është një mineral që ndihmon në kontrollin e ekuilibrit të lëngjeve në trup, por kur ka shumë natrium në trup, kjo mund të rrisë vëllimin e gjakut që mund të çojë në rritjen e presionit.

Pra, nëse keni presion të lartë të gjakut , është e rëndësishme të qëndroni gjithnjë të monitoruar dhe të qëndroni sa më larg ushqimeve dhe pijeve të pasura me natrium.

Rreziku nga sëmundjet e mishit

Ky lloj mishi i përpunuar mund të jetë shumë lehtë i ekspozuar nga sëmundjet e ndryshme si Listeria apo baktere të tjera të dëmshme për shkak të proceseve nëpër të cilave kalon. Kjo rrit rrezikun për kontaminim.

Bakteret e këqija që vijnë nga ushqimi mund të prekin këdo, por sidomos gratë shtatzëna, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobët.

Shpesh salçiçet apo proshutat kanë qenë burim i sëmundjeve si Listeria, ndaj nëse hyni në grupin e personave “të cenueshëm” qëndroni larg mishrave të përpunuar e të pagatuar.

Listeria është një infeksion që prek organizmin dhe mund të shkaktojë dhimbje muskujsh, probleme me stomakun, mëlçinë, diarre apo meningjit.

Nëse ndjeni ndonjë nga këto simptoma dhe dyshoni për këtë sëmundje bëni mirë të kërkoni ndihmë mjekësore.

Një mënyrë e sigurt për t’i ngrënë mishrat e përpunuar do të ishte gjithnjë gatimi i tyre në temperaturë mbi 70 gradë C.

Sëmundjet kardiovaskulare

Konsumi i lartë i mishit të përpunuar mund të shoqërohet me rritje të rrezikut për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Duke qenë se kanë përmbajtje të lartë të yndyrave të ngopura dhe natriumit, ju bëjnë më të ekspozuar ndaj probleme me zemrën.

Gjithashtu nitrati që përmendim shpesh dhe gjendet me shumicë te këto produkte rrit mundësinë e prekjes nga artëroskleroza dhe diabeti.

Mund të shkaktojnë formimin e qelizave tumoriale

Për shkak të të gjithë përbërësve që përmbajnë dhe konservuesve, ekziston mundësia të krijohen vatra për qelizat kancerogjene.

Kur nitratet gatuhet bashkë me proteinat në temperatura shumë të larta, transformimi kimik i tyre mund të çojë në shfaqje të këtyre qelizave të këqija në trup.

Mund të shtoni në peshë

Disa lloje mishi mund të kenë më shumë yndyrë dhe kalori se të tjerët, për shembull sallamet e përzier apo ato me shumë dhjamë.

Ndaj nëse i konsumoni shpesh jeni më të predispozuar për të shtuar në peshë./agroweb