Celebrities Music

Ja kur pritet të dalë albumi më i ri i Lady Gaga-s, një bashkëpunim me Tony Bennett!

“Love For Sale” (Dashuri në shitje) është titulli i albumit të ri që sheh Lady Gaga dhe Tony Bennett të takohen sërish pas suksesit të vitit 2014 me albumin “Cheek to Cheek”. Albumi do të dalë më 1 tetor dhe do të jetë një homazh për Cole Porter me duete dhe interpretime solo nga të dy artistët.

Kënga e parë që parashikon këtë projekt të ri është dueti “I Get A Kick Out Of You”. “I Get a Kick Out of You” është një cover nga Cole Porter, i marrë nga muzikali i vitit 1934 “Anything Goes”. Albumi “Love for sale “do të jetë në dispozicion në edicionin standard, luksoz, dhe në një kuti koleksioni.

Ju rikujtojmë, se së fundmi aktorja e njiohur Babra Streisand ka ndarë një ‘remake’ të filmit “A Star Is Born”, me Bradley Cooper dhe Lady Gaga, duke e quajtur filmin ‘një ide të gabuar’. Streisand ka luajtur me Kristofferson në versionin e filmit të vitit 1976, që në vetëvete ishte një ‘remake’ i filmit të vitit 1954.

Ndërkaq, mes xhirimeve për biografinë e ardhshme të Ridley Scott, “House of Gucci”, anëtarët e jetës reale të familjes Gucci nuk janë shumë të kënaqur me mënyrën se si po zhvillohen gjërat. Ndërsa “House of Gucci” ka për qëllim të rikrijojë dramën e vrasjes së Maurizio Gucci, po shkakton po aq spektakël prapa skenave nga familja e vërtetë Gucci.

Edhe pse biografia e krimit Ridley Scott nuk pritet të dalë deri në fund të këtij viti, ajo tashmë ka shkaktuar një zhurmë të madhe me anëtarët e familjes së modës. “Ne jemi vërtet të zhgënjyer,”- tha Patrizia Gucci, një nga kushërirat e brezit të dytë të Maurizio-s.