Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Ishte një ide e gabuar!” Ja çfarë mendon Barbra Streisand për versionin e filmit “A Star Is born”…

Aktorja  ka ndarë së fundmi një ‘remake’ të filmit “A Star Is Born”, me Bradley Cooper dhe Lady Gaga, duke e quajtur filmin ‘një ide të gabuar’. Streisand ka luajtur me Kristofferson në versionin e filmit të vitit 1976, që në vetëvete ishte një ‘remake’ i filmit të vitit 1954. Gjatë një interviste për “The Sunday Project”, ajo shprehu mendimet e saj për filmin e prodhuar në vitin 2018, duke thënë se ishte shumë e emocionuar.

Në fillim kur mora vesh se do të bëhej një ‘remake’, ishte supozuar që të luhej nga Will Smith dhe Beyoncé dhe mendova që do jetë shumë interesante. Duke u bërë përsëri, kësaj here më ndryshe, një muzikë ndryshe, aktorë të talentuar, mendova që është një ide e mirë. Por u surprizova kur pashë sa e ngjashme ishte me versionin e vitit 1976 që kam bërë unë. Pastaj mendova që ishte një ide e gabuar ky ‘remake’. Shikoni, ishte një sukses i madh, këtë nuk mund ta mohoj. Por nuk më intereson suksesi, aq sa më intereson origjinaliteti. 

Megjithatë, komentet e aktores tani, janë ndryshe nga ato që ka thënë fillimisht kur u publikua filmi.

Sigurisht që e kam parë. Më ka pëlqyer shumë. Mendoj se është i mrekullueshëm. Lady Gaga është e mrekullueshme. 

Gjithashtu Bradley Cooper ka treguar për “Entertainment Weekly” se Barbara u ka dhënë bekimet e saj për versionin e tyre të ri të “A Star Is Born”.

Të gjithë u emocionuan shumë kur erdhi ajo. Ne pamë njëri-tjetrin në sy dhe thamë: “Uau! Si arritëm këtu”.

“A Star Is Born”, i cili u drejtua nga Cooper , fitoi çmimin për këngën më të mirë origjinale në “Academy Award” në vitin 2019. Gjithashtu fitoi një “Golden Globe”, përsëri pë këngën më të mirë origjinale, në po të njëjtin vit.