Celebrities Gossip Showbiz

“Ja pse jam fanse e jotja…”, kujt i drejtohet kështu Bora Zemani?

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

Dihet tashmë për të gjithë se Bora është moderatorja e spektaklit të kërcimit “Dancing with the Stars” së bashku me moderatorin e njohur, Eno Popi. Të premten e kaluar ajo çfarë mori më shumë vëmendjen ishte performanca e Kledi Kadiut, i cili dihet që është edhe kryetari i jurisë. Kanë qenë të shumta komentet dhe vlerësimet e personazheve VIP për të e nuk mund të mungonte as komenti i Borës, e cila ka ripostuar një video të performancës së tij dhe ka shkruar vlerësimin e madh që ka për të.

Moment magjik në “Dancing with the Stars”

Kledi ja pse jam fanse e jotja në çdo ko

 

Java që vjen gjithashtu premton shumë emocione. E premtja e ardhshme në “Dancing With the Stars” do të jetë një natë speciale që do t’i dedikohet hiteve të Elvana Gjatës ku yjet e mbetur në garë do të kërcejnë disa prej këngëve të ikonës shqiptare. Por, kjo nuk ishte e vetmja surprizë që u tha në spektaklin e djeshëm pasi edhe prezantuesja, Bora Zemani na dha gjithashtu një lajm që besojmë shumë nga ju e kanë pritur. Bukuroshja u shpreh se do të kemi mundësinë që nga dita e hënë ta ndjekim në Top Channel sërish por ku mendoni ju?