Celebrities Film & Tv Showbiz

Ja se kush do ta zëvendësojë Samantha-n në serialin “And Just Like That”…

Samantha e serialit “Sex and the City” tani më është një kujtim i largët. Kapitulli i ri i serive televizive, i titulluar “And Just Like That”, po përgatitet të mbërrijë në ekran pa personazhin e luajtur nga aktorja Kim Cattrall. Postimi i fundit nga sheshxhirimi që Sarah Jessica Parker ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ka ngjallur dyshimin se aktorja Nicole Ari Parker mund të jetë personazhi i katërt i grupit më të dashur të vajzave në Manhattan.

Protagonistja e serialit, Sarah Jessica Parker, është gjithashtu më aktive online në promovimin e serive të reja që tregon evolucionin e historisë së vajzave të Nju Jorkut, tashmë në të 50-at e tyre. Parker së fundmi ka publikuar në profilin e saj në Instagram një seri fotografish në të cilat grupi i famshëm duket se do të përbëhet përsëri nga katër gra, falë ardhjes së re në kastin e aktorëve të Nicole Ari Parker.

 

Në serialin e ri “And Just Like That”, Nicole Ari Parker do të luajë rolin e Lisa Todd Wexley, një nënë e tre fëmijëve në Park Avenue, e cila është një regjisore dokumentarësh. Parker do të shfaqet në të 10 episodet e serialit, së bashku me personazhiet ikonike të Sarah Jessica Parker që luan Carrie Bradshaw, Charlotte York dhe Miranda Hobbs të luajtur përkatësisht nga Kristin Davis dhe Cynthia Nixon.

Muajt ​​e fundit, gjithçka është thënë në lidhje me arsyet e mungesës së Samantës nga “Sex and the City” dhe hipotezat se kush do të zinte vendin e Kim Cattrall në seritë televizive kanë qenë të shumta. Sot, megjithatë, të gjitha dyshimet duket se po qartësohen dhe mezi presim të njohim personazhin e Nicole Ari Parker në “And Just Like That”.

Rikujtojmë se, “And Just Like That”, seriali që do të pasojë “Sex and The City”, aktualisht po vazhdon xhirmet e tij në New York dhe aktorët e famshëm, Sarah Jessica Parker dhe Chris Noth, ndanë me publikun disa fotografi nga seti, të cilat kanë bërë kureshtarë të gjithë fansat. Gjatë fundjavës, të dy ata postuan në llogarinë e tyre në “Instagram” disa foto, teksa ishin në rol si Carrie Bradshaw dhe Mr. Big, ndërsa shiheshin në sy dhe i buzëqeshnin njëri-tjetrit.