Së fundmi zhytësi Tom Daley ka argëtuar fansat me një video që është bërë shumë shpejt virale kudo në rrjet gjatë lojërave olimpike që po zhvillohen në Tokyo. Ai u vërejt teksa po thurte me grep në finalen e zhytjes tre metra nga trampolina për gra. Kjo gjë ka habitur jo pak tifozët të cilët e kanë cilësuar si diçka të pazakontë por shumë komike.

Në një postim në llogarinë e tij në “Instagram”, Daley ka zbuluar se çfarë po thurte dhe për kë po bënte gjithë punën. Ai thotë:
Për ata që pyesin se çfarë po bëj këtu…jam duke bërë një veshje për qenushin.

Më vonë, atleti tregoi dhe rezultatin përfundimtar, të veshur tek qeni. 27-vjeçari e nisi thurjen me grep gjatë bllokimeve të Covid dhe që atëherë, është i fiksuar pas saj. Madje, ka edhe një llogari ku poston punimet e tij, “Made with love by Tom Daley”.
https://www.instagram.com/p/CSDVV6TFVcS/
Vetë atleti është shprehur se procesi i thurjes me grep, e ka ndihmuar të përballonte stresin kur po përgatitej për Olimpiadë. Zhytësi, i cili është gjithashtu një yll në platformën “YouTube”, është bërë një nga anëtarët më të famshëm të Ekipit Britanik.