Celebrities Showbiz

“Jam me fat që e kam njohur”, Einxhel nuk i kursen fjalët romantike për Dagz!

Njërit nga çiftet më të pëlqyera të krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Einxhel dhe Dagz, u erdhi fundi rrugëtimit të tyre. Gjatë spektaklit të mbrëmjes së martë, si pasojë e një zinxhiri shpëtimi, në fund ngelën vetëm dyshja.

Sipas votave të publikut, ishte Dagz ai i cili rezultoi si më pak i preferuari mes të dyve për të vazhduar lojën dhe e mbylli me aq garën e tij prej 100 mijë eurosh. Eixhel u ndje realisht shumë e zhgënjyer sidomos nga Beatrix dhe tha se njerëzit bëjnë sikur i duan, kur në fakt nuk i shpëtojnë asnjëherë.

Megjithatë, diçka emocionuese ndodhi mes çiftit. Teksa Dagz po takohej me të gjithë banorët gjatë momentit që po linte shtëpinë, kur erdhi rradha për t’u takuar për herë të fundit me të dashurën e tij të zemrës, kjo e fundit u shpreh me fjalët: “Të dua shumë!”

Teksa ka qenë duke biseduar me Beatrix në oborr, Einxhel nuk nguroi që të shprehej sërish me disa fjalë zemre për Dagzin. Ajo është shprehur shumë e lumtur që ka pasur mundësi që ta njohë dhe se është mjaft mirënjohëse.

Jam shumë shumë e lumtur dhe mirënjohëse për çdo gjë që ka ndodhur. Atij ndoshta nuk ja kam thënë. Jam e lumtur që e kam njohur. Ndihem me fat që e kam njohur. Ku do e kisha njohur jashtë? Si do të kishte ndodhur? Sigurisht që nëse gjërat janë të shkruajtura, ndodhin kudo që të jesh, por ndoshta nuk do të na vinte mundësia kurrë, nuk do rastisnim. 

Gjatë mbrëmjes së kaluar të prime si pasojë e një surprize që iu bë Arbrit duke hapur kështu “Kutinë e Pandorës”, për një javë ai do të jetë imun dhe nuk mund të nominohet dhe zgjodhi që të çonte në televotim Einxhel, Donald dhe Beatrix. Mbetet të presim se çfarë do të ndodhë në spektaklin e sotëm.