Gossip Showbiz

Janë armike apo jo? Pink flet si rrallëherë për marrëdhënien me Britney Spears dhe Christina Aguliera-n!

Këngëtarja e njohur Pink ka folur së fundmi për marrëdhënien e saj me divat e muzikës pop Britney Spears dhe Christina Aguliera. 41-vjeçarja ka rrëfyer për ‘People’ se ndryshe nga çfarë thuhej në mediat ajo kurrë nuk ka patur armiqësi me vajzat.

Mediat shpikën një konkurencë mes meje dhe tyre vetëm sepse bënim muzikë të ndryshme. Në fakt unë kurrë nuk kam ndjerë gjë të keqe për to, as nuk jam përpjekur të bëj më shumë se to. I dua shumë vajzat dhe i vlerësoj për talentin dhe karrierën që kanë arritur. Nuk e kuptoj pse gjërat ndonjëherë komplikohen kaq shumë.

Pas rrëfimit për infektimin me koronavirus tek “The Ellen Show”, Pink ka folur për “Heart Radio”, duke u shprehur se mendonte se çdo gjë kishte marrë fund dhe se së bashku me djalin e saj do të ndahej nga jeta. Për këngëtaren, duket se ka qenë një eksperiencë e tmerrshme, pasi kishte lënë dhe “amanetet” e fundit për kujdesin e familjes së saj.

Britney Spears nga ana tjetër ka komentuar së fundmi disa dokumentarë të paautorizuar të publikuar këtë vit që eksplorojnë origjinën e të drejtave të babait të saj mbi të dhe pasurinë e artistes dhe analizën e tabloidëve të karrierës së saj e sigurisht jetës personale.

Gjithashtu Britney dhe i dashuri i saj Aam Asghari janë vaksinuar kundër COVID-19. Lajmin e bëri me dije vetë çifti një ditë më parë, ku treguan se nuk ishte ashtu siç e kanë përshkruar njerëzit.