Celebrities Showbiz

Britney Spears reagon ndaj dokumentarëve që analizojnë jetën e saj: “hipokrizi e madhe”

Britney Spears ka komentuar disa dokumentarë të paautorizuar të publikuar këtë vit që eksplorojnë origjinën e të drejtave të babait të saj mbi të dhe pasurinë e artistes dhe analizën e tabloidëve të karrierës së saj e sigurisht jetës personale.

Të hënën, ylli i muzikës pop postoi një video ku shfaqet duke bërë dy rutina të ndryshme kërcimi – një në studio dhe një në shtëpinë e saj. Në mbishkrim, ajo i quajti dokumentarët “hipokritë” dhe iu përgjigj faktit se ata komentojnë më shumë seç duhet e herë herë tallen me traumat e saj. Me një ironi therëse ajo shkruan;

“O Zot! Ky vit është padyshim shumë herë më i mirë se ai i kaluari ama nuk e dija se mund të vinte në këtë mënyrë për mua. Kaq shumë dokumentarë dhe kaq shumë njerëz që analizojnë dhe japin këndvështrimet e tyre për jetën time. Më bëhet qejfi. Këta dokumentarë kanë një ton shumë hipokrit. Ata kritikojnë median mbi atë që shkruajnë për mua dhe më pas bëjnë të njëjtën gjë!!! Kam kaluar momente shumë të vështira dhe negative në jetën time ama momentet e bukura dhe ato pozitive kanë qënë më të shumta.”

Kujtojmë se pak javë më parë artistja me famë botërore fitoi gjyqin shumëvjeçar ndaj babait të saj duke marrë sërish të drejtat mbi pasurinë e saj, fëmijët, pronat dhe vendimet për jetën personale.