Celebrities Gossip Showbiz

Janë në një lidhje? Sardi Strugaj sqaron marrëdhënin e tij me Semi Jaupaj!

“Dancing With The Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Këngëtari i njohur, Sardi Strugaj, ishte një ditë më parë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, në Top Channel, ku foli më shumë për jetën e tij. Konkurrenti i “Dancing With The Stars” sqaroi edhe një herë marrëdhënien e tij me këngëtaren, Semi Jaupaj, pasi kohët e fundit është përfolur se ata janë në një lidhje dashurie.

Bieta: Patët një kërcim që vetëm si shokë jo, ka thënë Olta. Çfarë nënkuptonte ajo me këtë.

Sardi: Ne jemi shokë, kuptova që ja dolëm me kërcimin dhe transmetuam diçka. Kërcimi, kur e kam parë dhe unë ishte vërtetë sensual kënga ishte shumë flirtuese. Mos më sikletos më shumë.

Çifti i parë finalist në “Dancing With The Stars” është Fifi dhe Graciano. Bazuar në votat e jurisë dhe publikut ajo shkon automatikisht në finalen e madhe. Për këtë kualifikim të saj Fifi ka postuar një video në Instagram, ku falenderon të gjithë fansat e saj që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim të rëndësishëm për të.