Celebrities Gossip Showbiz

U kualifikua në finalen e “DWTS”, Fifi ka disa fjalë për këtë!

“Dancing With The Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Çifti i parë finalist në “Dancing With The Stars” është Fifi dhe Graciano. Bazuar në votat e jurisë dhe publikut ajo shkon automatikisht në finalen e madhe. Për këtë kualifikim të saj Fifi ka postuar një video në Instagram, ku falenderon të gjithë fansat e saj që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim të rëndësishëm për të.

Faleminderit të gjithëve për suportin që na keni dhënë në këtë rrugëtim kaq të bukur, të cilin e keni bërë akoma më të bukur me dashurinë tuaj drejt nesh javë pas jave! Shihemi ne Finale

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FIFI (@fifi.official.fr)

Kjo çerekfinale ishte e mbushur me emocione dhe performanca të mrekullueshme nga shtatë çiftet. Konkurrentët realizuan dy kërcime këtë mbrëmje, ndërsa në fund si më pak të votuarit ishin Jurgeni e Jora dhe Atalanta dhe Luixhino. Të premten tjetër na pret një tjetër natë e madhe, gjysmëfinalja e “DWTS”, ku do të mësojmë se cilët do të jenë finalistët.