Celebrities Gossip Showbiz

Jay Z shprehet me fjalët më të ëmbla për Beyonce!

Jay Z ka shkaktuar shumë bujë në Twitter pasi e cilësoi gruan e tij Beyonce si një “evolucion” të të ndjerit të madh Michael Jackson. Reperi 52-vjeçar bëri krahasimin gjatë një bisede me Alicia Keys dhe Rob Markman. Ai tha:

Bey do të zemërohet me mua që e thashë këtë, por Michael Jackson nuk kishte kurrë një “Coachella”. Ajo është një evolucion i tij sepse e shikonte atë në moshën 9-vjeçare. Fëmijët janë njësoj.

Ai vazhdoi të komentonte mbi gruan e tij prej 13 vitesh dhe vlerësoi performancën e saj “Beychella” të vitit 2018.

Më gjeni një koncert që është po aq i rëndësishëm kulturor dhe emocionues sa “Coachella”. Beyonce do të jetë një nga këngëtaret më të mira që kemi dëgjuar ndonjëherë.

Ndërsa përdoruesit e Twitter nuk po dyshonin në talentin apo arritjet e këngëtares, shumë u ofenduan për krahasimin e bashkëshortit të saj me Mbretin e Popit. Komentet e fansave ishin mjaft të ashpra.

Unë e dua Beyonce, por mos e çoni shumë larg duke thënë se ajo është më e mirë se Michael Jackson.

Me respekt, Michael Jackson nuk kishte nevojë për diçka si “Coachella” gjatë gjithë jetës së tij. Michael Jackson ka patur dyfishin e audiencës se çdo gjë që Beyonce ka pasur ndonjëherë.

Jay Z supozohet të thotë shumë për gruan e tij, e cila është një legjendë më vete, por Michael Jackson ishte në një nivel krejtësisht tjetër. Ai i bëri të gjitha këto pa praninë e mediave sociale , Apple Music, YouTube dhe Spotify.