Jay-Z ka reaguar ndaj komenteve negative që ka marrë vajza e tij, Blue Ivy Carter, duke theksuar përkushtimin dhe punën e saj për të qenë pjesë e turneve të Beyoncé. Në një intervistë për GQ, reperi tregoi se 14-vjeçarja ka insistuar dhe është përpjekur vazhdimisht për të marrë pjesë në performancat e “Renaissance” dhe “Cowboy Carter”, duke mos u ndalur pavarësisht kritikave të para.
Ai kujtoi se fillimisht Blue thjesht ndiqte koreografinë, por me kalimin e kohës nisi të angazhohej seriozisht për të përmirësuar veten. “E pashë për herë të parë të luftonte realisht për diçka që donte, për të treguar se asgjë nuk vjen lehtë,” u shpreh Jay-Z. Sipas tij, përkushtimi i vajzës është edhe më i rëndësishëm se talenti i lindur, megjithëse ai pranon se Blue ka një ndjeshmëri të veçantë për muzikën. Ai zbuloi se ajo po mëson vetë të luajë piano, pa dëshirën për të pasur një mësues.
Nga ana tjetër, Beyoncé kishte qenë fillimisht skeptike për daljen e vajzës në skenë, sidomos pas reagimeve në rrjetet sociale. Megjithatë, vendosmëria e Blue për të vazhduar dhe për të punuar më shumë është vlerësuar nga familja. Kujtojmë se Blue Ivy Carter ka qenë pjesë e disa projekteve muzikore me prindërit e saj dhe në vitin 2021 arriti të fitojë edhe një çmim Grammy.
Jay-Z ka thyer heshtjen lidhur me akuzat për përdhunim që dolën në vitin 2025, duke zbuluar se e gjithë situata ka pasur një ndikim të thellë emocional tek ai. Në një intervistë për revistën GQ, e realizuar në kuadër të 30-vjetorit të karrierës së tij muzikore, reperi foli për padinë e ngritur nga një grua nga Alabama, e identifikuar si Jane Doe.
Ajo pretendonte se ishte abuzuar seksualisht në moshën 13-vjeçare nga artisti, së bashku me Sean Diddy Combs, në një festë pas ndarjes së MTV Video Music Awards në shtator të vitit 2000, akuza që të dy i kanë mohuar kategorikisht. Duke reflektuar mbi këtë periudhë, Jay-Z e përshkroi përjetimin si jashtëzakonisht të rëndë: ai tha se u ndje i shkatërruar dhe i mbushur me zemërim për një kohë të gjatë, duke e cilësuar situatën si një barrë të madhe emocionale.