Lifestyle

Jeni të mërzitur gjatë Krishtlindjeve dhe nuk e kuptoni pse?! Ja çfarë thonë psikologët!

Ka disa persona që mezi e presin këtë muaj, por ka edhe nga ata që nuk e pëlqejnë aspak këtë atmosferë festive. Mos u shqetësoni, nuk jeni të vetmit që trishtoheni për Krishtlindje. Psikologu Fernando Azor, ka shpjeguar se si të përballoni këtë periudhë nëse nuk ju pëlqejnë festat. “Gjendja e dëshpëruar e Krishtlindjeve” nuk është një çrregullim psikologjik ose një sëmundje në vetvete. Megjithëse, simptomat e saj ekstreme mund të jenë shqetësuese: trishtimi, mungesa e oreksit, gjumit si edhe ankthi.

Në fakt një nga arsyet pse njerëzit trishtohen për Krishtlindje është kur mendojnë se edhe një tjetër vit iku dhe çfarë arritën gjatë vitit që po lënë pas? Në çdo situatë ju duhet të mendoni pozitivisht. Azor u shpreh se:

Nëse nuk ju pëlqen atmosfera festive, atëherë mendoni se do të pushoni për disa ditë. Ju nuk i urreni festat, por me siguri mendoni shumë gjatë kësaj periudhe. Mos i mbani për vete ndjenjat negative, flisni me dikë për shqetësimet që keni në sezon festiv.

Këshilla kryesore e Azorit për të “mbijetuar” në këto data është “normalizimi” i periudhës.

Mos “luftoni Krishtlindjet” dhe mos harroni se nuk ka “nevojë për të riprodhuar” modelin e imponuar nga shoqëria. Dikush mund të pranojë të gjitha klishet dhe “të jetojë përrallën e Krishtëlindjes”, ose, si alternativë, të shohësh nuancat dhe të zgjedhësh të mos festosh në një mënyrë tradicionale.

Krishtlindjet janë një nga periudhat më të bukura të vitit. Një sezon shumë i lumtur festiv, ku të gjithë gjejnë aryse për të gëzuar, festuar dhe kënduar. Por, teksa të gjithë e duan periudhën e mrekullueshme të Krishtlindjeve, janë pikërisht tre shenja të zodiakut që e adhurojnë atë! Zbulojini në këtë link.

Ndërkaq, meqenëse festat po afrojnë bashkë me to afrojnë edhe dhuratat kështu që duhet të mendojmë për njerëzit e zemrës. Nëse nuk i dini preferencat e të gjithëve, duhet të kurseni kohën tuaj duke u përpjekur të gjeni dhuratat e përsosura për secilin prej tyre. Nga familjarët deri te miqtë tuaj, të gjithë do të jenë të kënaqur me këto dhurata që ne do t’ju listojmë në këtë link.