Celebrities Gossip Showbiz

Jennifer Aniston flet për shtatëzëninë dhe prek si kurrë më parë: “Ju nuk e dini çfarë po ndodh me mua…”

Ashtu si shumë gra që nuk kanë pasur kurrë fëmijë, aktorja e njohur Jennifer Aniston ka qenë subjekt i spekulimeve intensive gjatë viteve. Së fundmi në një intervistë me “The Hollywood Reporter”, 52-vjeçarja reflektoi dhe u shpreh se si është përballur ajo si një grua që nuk ka pasur fëmijë.

Unë i merrja të gjitha gjërat shumë personalisht, thashethemet për shtatzëninë dhe të gjithë supozimin se: ‘Oh, ajo zgjodhi karrierën në vend të fëmijëve’. Është si, ‘Ti nuk e ke idenë se çfarë po ndodh me mua personalisht, nga ana mjekësore, pse nuk mundem … A kam fëmijë?’ Ata nuk dinë asgjë dhe ishte vërtet lënduese dhe thjesht e keqe.

Aniston pyeste veten se çfarë po thonë për të tani që ajo është pak më e vjetër.

A do të kem akoma binjakë? A do të jem unë nëna e mrekullueshme në moshën 52-vjeçare? Është e njëjta gjë me Dolly Parton. Dolly Parton nuk ka pasur kurrë fëmijë. Por a po ‘sulomohet’ ajo për këtë? Jo, askush nuk është përpjekur ta vendosë atë me “shpatulla pas murit”.

52-vjeçarja më pas diskutoi se si martesa dhe prindërimi mund të jenë paksa një standard i dyfishtë për burrat dhe gratë.

Burrat mund të martohen sa herë të duan, ata mund të martohen me gra më të reja në të 20-at ose 30-at e tyre. Gratë nuk lejohen ta bëjnë këtë.

Rikujtojmë ndërkaq se Reese Witherspoon dhe Jennifer Aniston, dikur motrat Green tek seriali ikonik “Friends”, bashkuan forcat si aktore dhe producente ekzekutive në “The Morning Show” që u transmetua në Apple TV+ në vitin 2019, duke krijuar shumë bujë. Krahas disa fotove me pjesëtarët e stafit, Jennifer shkroi në rrjetin e saj social Instagram se:

Lamtumirë familjes time të “The Morning Show”. Ne ia dolëm. U zvarritëm në vijën e finishit… dhe unë nuk mund të jem më krenare për secilin prej këtyre aktorëve të jashtëzakonshëm, një ekip që mundem vetëm ta ëndërroj. Dhe regjisorë që më mbajtën dorën në një udhëtim të gjatë emocionesh… është pak të thuhet. Faleminderit djema që jeni pjesë e udhëtimit. Kjo është finalja, zemër!