Gossip Showbiz

“Po vuaj ende…” Dolly Parton rrëfen dhimbjen pas humbjes së bashkëshortit dhe problemet shëndetësore!

Legjenda e muzikës country, Dolly Parton, ka folur për herë të parë pas disa muajsh për gjendjen e saj shëndetësore dhe dhimbjen e madhe personale që ka përjetuar.

Gjatë hapjes së sezonit të ri në Dollywood, ajo tregoi se nuk ka qenë në turne për shkak të disa problemeve shëndetësore, por siguroi fansat se po kujdeset për veten.

Kam pasur disa shqetësime të vogla shëndetësore dhe po merrem me to

-u shpreh ajo para publikut.

Këngëtarja ndau edhe momentet e vështira pas humbjes së bashkëshortit të saj, Carl Thomas Dean, me të cilin ishte e martuar për 58 vite dhe që ndërroi jetë vitin e kaluar.

Isha shumë e lodhur emocionalisht, duke përjetuar humbjen e Carl dhe shumë gjëra të tjera. Por tani ndihem më mirë, jam duke u rikuperuar shpirtërisht dhe fizikisht

-tregoi ajo.

Megjithëse po kalon një periudhë të ndjeshme, Dolly Parton u shpreh se nuk ka ndërmend të nisë një lidhje të re, duke bërë edhe një koment me humor:

Mendoj se Carl po më pret… nuk besoj se do t’i pëlqente të më shihte me dikë tjetër.

Artistja, e cila është martuar me Dean që në vitin 1966, theksoi se ai gjithmonë ka preferuar të qëndrojë larg vëmendjes publike.

Për shkak të problemeve shëndetësore, ajo ka shtyrë disa projekte dhe koncerte gjatë vitit të kaluar, për t’u fokusuar tek rikuperimi. Megjithatë, sipas burimeve pranë saj, gjendja e saj po përmirësohet dita-ditës.