Celebrities

Jeta pasi u bë baba i ndryshoi totalisht! Princ Harry ka një dedikim për të voglin e tij!

Dy vite më parë, jeta e tyre ndryshoi përgjithmonë dhe u bë padyshim edhe më e bukur. Bëhet fjalë për dukeshën e Sussexi-t, Meghan Markle dhe Princ Harry-n. Ata u bekuan me frytin e dashurisë së tyre, të voglin Archie Harrison. Ardhja në jetë e tij e ka bërë tepër emocional Harry-n i cili mendon se ka kaluar një përjetësi me të birin.

Ai ka treguar se fakti që është bërë baba për herë të parë i ka ndryshuar tërësisht filzofinë e jetës. “Momentin që bëhesh baba, çdo gjë rreth teje ndryshon. Ti fillon dhe mendon se cili është kuptimi i sjelljes në jetë të një njeriu të vogël në këtë botë. Në s’mund t’ju vjedhim atyre të ardhmen, thjesht s’mundemi. S’është kjo detyra jonë. Gjithmonë kam besuar se fatmirësisht ne mund ta lëmë këtë botë një vend më të mirë nga çfarë gjetëm kur erdhëm.”– ka thënë Harry.

Rikujtojmë, se bashkëshortja e tij Meghan Markle rrëfeu para disa ditësh se kishte pasur një abort gjatë muajve të verës, duke treguar edhe sesi e përjetoi këtë ngjarje të hidhur.