Gossip Showbiz

Njeriu më i pasur në botë vuan nga kjo sindromë dhe këtë sapo na e zbuloi ai vetë!

Në janar të këtij viti, Elon Musk u shpall njeriu më i pasur në botë, duke lënë pas themeluesin e Amazon, Jeff Bezos.  Së fundmi, ai ka zbuluar për herë të parë se vuan nga sindroma Asperger. Njerëzit me këtë sindromë interpretojnë mjedisin rreth tyre ndryshe nga të tjerët.

Asperger është një çrregullim neuro-zhvillimor i karakterizuar nga vështirësi të konsiderueshme në ndërveprimin shoqëror dhe komunikimin joverbal, së bashku me modelet e kufizuara dhe të përsëritura të sjelljes dhe interesave.

Ndërkaq, rikujtojmë se “SpaceX”, kompania e miliarderit Musk kushtuar fluturimeve hapësinore, u bë një laborator për COVID-19. Më shumë se 4 mijë punonjës të saj u vunë në dispozicion për kërkime mbi imunizimin i cili u botua më pas në revistën shkencore “Nature Communications”. Elon Musk bëhet njeriu më i pasur në botë, po ne kur do të na vijë radha?!

Ndërkaq, në fillim të muajit maj, Elon Musk u bë sërish baba, duke mirëpritur fëmijën e tij të gjashtë. Ai e dha vetë lajmin e bukur në Twitter, ku ndau një foto me vogëlushin e porsalindur.