Celebrities Fashion Showbiz

Jo pa një qëllim, supermodelja Bella Hadid rikthehet në Victoria’s Secret!

Supermodelja e njohur Bella Hadid së fundmi është kthyer në Victoria’s Secret. 25-vjeçarja rikujtojmë se ka qenë pjesë e tre shfaqjeve radhazi për gjigantin e të brendshmeve në vitet 2016, 2017 dhe 2018. Ajo i ndërpreu lidhjet me kompaninë në vitin 2020, për t’u bashkuar me koleget e saj modele duke akuzuar drejtuesin e atëhershëm Ed Razek për sjellje të papërshtatshme dhe komente të padëshiruara seksuale. Razek më pas u largua nga kompania mëmë e Victoria’s Secret, L Brands dhe VS dhe që atëherë janë punësuar lidere të reja femra. Kjo strategji tani do të përfshijë edhe bukuroshen Hadid.

Ajo i është bashkuar Kolektivit VS ku përfshihen Hailey Baldwin, Priyanka Chopra, Megan Rapinoe, Naomi Osaka dhe më shumë. Bella ndërkaq u shpreh për ‘Marie Claire’ në lidhje me këtë vendim se:

Ajo që më magnetizoi për t’u rikthyer ishte që ata erdhën tek unë dhe më dëshmuan vërtet se, prapa skenave, Victoria’s Secret ka ndryshuar në mënyrë drastike. Bashkimi në Kolektivin ‘VS’ ishte me të vërtetë për të rikthyer fuqinë time dhe për të pasur pushtetin mbi trupin tim përsëri vetë.

Në vitin 2018 Hadid ishte pjesë e shfaqjes së parë të Rihanna-s në pistën e modës ‘Savage X Fenty’ dhe për këtë moment ajo tha këto fjalë:

Ajo ishte hera e parë në një pasaralë që u ndjeva vërtet seksi. Kur u shfaqa për herë të parë te Fenty, po bëja shfaqje të tjera të të brendshmeve dhe kurrë nuk u ndjeva e fuqishme në një pasarelë, si me të brendshmet e mia.

Hadid theksoi ndër të tjera se sa shumë gjëra kanë ndryshuar në Victoria’s Secret që nga ajo kohë, duke përfshirë zbatimin e protokolleve të reja të fotosesioneve që lejojnë modelet të vendosin se sa lëkurë duan të shfaqin gjatë xhirimeve.

Bella Hadid së fundmi u shfaqi ndjekësve një ide të shkurtër të betejës së saj me problemet e shëndetit mendor në një seri fotosh ku dukej e përlotur, të publikuara në Instagram. Supermodelja shkroi një shkrim të gjatë në përpjekje për t’u lidhur me miliona ndjekësit e saj në mediat sociale, pasi lavdëroi Willow Smith për diskutimin publik të shëndetit të saj mendor në platformat e saj.