Rrallë ndodh që Bayern Munich të mbyllë sezonin pa trofe. Bavarezët dështuan në kampionat dhe Kupën e Gjermanisë, ndërkohë që ishin shumë afër finales së Champions League. Tifozët kërkojnë rikthimin te trofetë sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit janë gati të zhvillojnë një merkato cilësore. Theo Hernandez është një nga emrat që përfliten, por jo vetëm.
Bayerni ka hedhur sytë edhe nga Manchester City. Dy janë të preferuarit e gjermanëve nga ekipi i Pep Guardiolës: John Stones dhe Jack Grealish. I pari cilësohet si një përforcim fantastik për qendrën e mbrojtjes, me shtatlartin anglez që ka “mësuar” të bëjë edhe rolin e mesfushorit te Citizens.
Pëlqim të madh ka edhe për Grealish, sulmuesin e majtë të kampionëve të Anglisë dhe kombëtares ishullore. Pavarësisht vështirësisë së këtyre dy operacioneve, drejtuesit e Bayernit do të bëjnë të pamundurën për t’i transferuar në Bundesliga.
Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden është në formë të mirë, por shtoi se nuk duhet të luajë me “marshi e gjashtë” në çdo ndeshje.
Ai u shpreh:
E kam thënë shumë herë, Foden luan me marshin e gjashtë, por ai nuk mund t’i luajë të gjitha ndeshjet në të njëjtin nivel. Ndonjëherë duhet të lëvizësh më qetë dhe unë mendoj se është diçka që ai do të mësojë të bëjë. Me Brighton-in ai bëri shumë më mirë se në dy ose tre ndeshjet e mëparshme dhe në futboll ndonjëherë duhet të ecësh në disa momente ngadalë dhe pastaj të rifillosh përsëri. Atij i pëlqen të luajë dhe ka një sy të mirë për golin dhe një etikë pune të jashtëzakonshme.