Sport

Pep Guardiola shpjegon pse kurrë nuk donte të bëhej gazetar, ndërsa del në krah të Erling Haaland…

Pep Guardiola ka shpjeguar pse ai kurrë nuk i kritikon sulmuesit kryesorë pasi Erling Haaland i solli fitoren Manchester Cityn ndaj Brentford. Haaland heshti kritikët e tij pas një paraqitjeje me gabime kundër Chelseat në fundjavë duke shënuar golin e vetëm në një ndeshje që u kthye në të komplikuar ndaj ekipit të Thomas Frank. Guardiola kujtoi këshillat që një gazetar i kishte dhënë dikur dhe shpjegoi pse nuk do të donte kurrë të komentonte futbollin si profesion.

“Kur isha i ri, nuk isha gazetar, por një mik i vjetër më tha ‘golashënuesit më të mirë shënojnë shumë gola, mos i kritiko, ai do të të mbyllë gojën’”, deklaroi Guardiola në konferencë për shtyp. Guardiola shpjegoi se Haaland kishte qenë duke u marrë me vdekjen e gjyshes së tij, ndëras shtoi se nuk kishte asnjë lojtar për të cilin do të preferonte t’i jepej një shans sesa norvegjezit, pavarësisht nga gabimet e tij të fundit.“Herët a vonë ai është aty. Ka qenë dy muaj jashtë, ka humbur gjyshen, nuk është e lehtë për një njeri. Nëse më duhet të zgjedh një lojtar për (t’i dhënë një shans), do të zgjidhja këtë”. I pyetur se pse ai kurrë nuk ka dashur të bëhet gazetar nga një gazetar në konferencën për shtyp, Guardiola u përgjigj: ” Unë jam një trajner. Jeta ime është më e mirë se e jotja. Asgjë personale me ty”. Kampionët u ngjitën në vendin e dytë në Premier League falë fitores dhe tani janë vetëm një pikë prapa kryesuesve të Liverpool.