Celebrities Gossip Showbiz

“Jonidën e kam dashur shumë dhe…”, Romeo i përgjigjet pyetjes anonime nga banorët!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Vetëm pak më parë banorët kanë luajtur një lojë me pyetje anonime, pra secili mund të shkruaj një pyetje për një nga banorët, të cilët më pas do të përgjigjen ama personi që e ka shkruar nuk do të zbulohet. Shumë prej pyetjeve ishin mjaft pikante dhe ajo e Romeon nuk mbetet pas.

Pyetja: Romeo, a e ke fituar famën që ke se ke qenë i lidhur me Jonida Maliqin?

Romeo: Jo se besoj, nk e shikoj kështu, Jonida është një njeri që unë e kam dashur shumë dhe nuk e kam vendosur ndonjë herë në këtë kandar

Ditën e sotme Roza ka biseduar me julin dhe ka kujtuar disa momente nga fëmijëria e saj. Teksa është shprehur dhe më parë se babai i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj mamasë së saj, Roza ka kujtuar disa momente, të cilat e kanë bërë të përloten.