Celebrities Gossip Showbiz

“Ka ngrënë grusht mami…”, Roza përlotet teksa kujton momente nga fëmijëria e saj!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ditën e sotme Roza ka biseduar me julin dhe ka kujtuar disa momente nga fëmijëria e saj. Teksa është shprehur dhe më parë se babai i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj mamasë së saj, Roza ka kujtuar disa momente, të cilat e kanë bërë të përloten.

Roza: Ka ngrënë një grusht mami se kishte blerë një ibrik çaji pa i thënë babit.. Nga kuzhina deri te dhoma e gjumit ka ecur zvarrë dhe unë e kam parë. Për një ibrik…

Erjola dhe Fationi kanë debatuar me njëri-tjetrin në kuzhinë, debat i cili nisi për shkak të ankesave të Fationit si lider për punët e shtëpisë. Të dy kanë kaluar në tone të larta zëri derisa Erjola është larguar duke përdorur një fjalor banal ndaj Fationit.