Celebrities Gossip Showbiz

“Ju ngelën këllqet e mia në gojë…”, me kë u nxeh Romeo?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ditën e sotme teksa ka qenë në oborr bashkë me disa nga banorët, Romeo i ka ironizuar të gjithë duke përdorur temën e ‘këllqeve’. Disa javë më parë kjo ka qenë kryefjala e shtëpisë për shkak të deklaratës së Albit për Romeon, ku u shpreh: “Ti Romeo nuk ke këllqe” e këtë ka qenë Romeo ai që e ka rikujtuar.

Romeo: Këllqet e mia i keni përdorur të gjithë, ndihem i përdorur në këllqe spo tallem ju ngelën këllqet e mia në gojë…

Gjatë lojës vigani-shkurtabiqi, Erjola dhe Egla kanë qenë të dyja në kuzhinë e ndërsa ‘twerk-u’ ka qenë kryefjala e këtyre ditëve, banoret e shfrytëzuar lojën si mundësi për ‘t’i vënë flakën’.