Film & Tv

Ju njohim me serialet më të ndjekura të Netflix për vitin 2021!

Së fundmi, “The Independent” ka zbuluar serialet më të ndjekura të Netflix për vitin 2021. Lista kryesohet nga seriali i njohur korean “Squid Game”. Nuk është surprizuese që ky serial mban kurorën me 142 milion klikime, duke u kthyer në titullin më të klikuar të të gjitha kohërave. Krijuesi i “Squid Game”, Hwang Dong-hyuk ka thënë se sezoni i tij i dytë do të ketë një kthesë të errët në skenarin e tij.

Më pas në vend të dytë është sezoni i parë i serialit mister francez “Lupin” i cili ka arritur plot 76 milion klikime.

Në vend të tretë është seriali i preferuar nga të gjithë “La Casa De Papel” i cili numëron 69 milion klikime në total.

Lista vijon me serialet…

4. “Maid”

5. “Sex Life”

6. “Sweet Tooth”

7. “Fate: The Winx Saga”

8. “Sex Education”

9. “Shadow and Bone”

10.”Lupin”- sezoni i dytë

Së fundmi, rikujtojmë se është shpallur lista e nominimeve për çmimet e rëndësishme të eventit të madh të filmit dhe televizionit, “Gloden Globes” për vitin 2022. Eventi i 79-të i ndarjes së çmimeve të ekranit të madh, e atij të vogël (kinema e televizion), do të mbahet më 9 Janar në NBC.

Filmat “The Power of the Dog” dhe “Belfast” kryesojnë në nominime, me nga shtatë secili. Drama e ‘HBO’, “Succession” fitoi më së shumti nominime për serialet televizive, pesë të tilla, e pasuar nga “Ted Lasso” dhe “The Morning Show” me nga katër nominime secila. Listën e plotë e gjeni duke klikuar në këtë link.

Ndërkaq, drama boshnjake e kohës së luftës “Quo Vadis, Aida?”, është shpallur filmi më i mirë në botë në “European Film Awards” për vitin 2021. Filmi përshkruan tmerret e masakrës së Srebrenicës gjatë konfliktit ballkanik dhe përpjekjet katastrofike të forcave paqeruajtëse të OKB-së për të ndërhyrë.