Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni.
Paraprakisht, mësohet se i plagosur ka mbetur edhe autori i ngjarjes.
Rrethanat e plota janë të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupet hetimore për të zbardhur dinamikën.