Lifestyle Live From Tirana

Manifestimi, si ta aplikojmë për të pasur rezultat/Studiuesi Edmond Vlashaj: Bëjeni me shpirt…

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Edmond Vlashaj studiues i bio-energjisë, i cili ka folur më shumë për energjinë, manifestimin dhe jo vetëm

Çfarë është manifestimi dhe si funksionon ai?

Ne flasim për fjalën manifestim, po ta përkthejmë në gjuhën popullore është dëshirë. Është ajo çfarë ti ke dëshiruar, çfarë ti ke ëndërruar, çfarë ti ke ndierë. Ka kryesisht dy rryma tek ushtrimi i manifestimit. Rryma që i përqaset mentalizmit dhe gjithçkaje me mendje dhe tërheqjes të realitetit të dëshiruar, përmes fuqive të mendjes. Është një përqasje tjetër që është aplikimi i manifestimit përmes nijetit të mirë, kryesisht kur është Hënë e plotë. Por për të lartësuar fuqinë tënde manifestuese, duhet ta bësh me shpirt. Si aktivizohet me shpirt? Përmes alkimisë së urimeve. Çfarë është alkimia? Është arti i transformimit dhe rritjes në vlerë. Ka alkimi te metalet, se njerëzit aty e lidhin alkiminë, por faktikisht alkimia kryesore dhe më e rëndësishme, është alkimia shpirtërore, është alkimia e energjisë. Pra rrtija e vlerave frekuencore, të shpirtit të energjisë dhe lartësimi i tyre dhe krijimi i një gjendje të lartë frekuencore që bën të mundur pastaj dhe shkuarjen tek ai nivel ku ti mund të marrësh bollëk, begati, gjithçka që ti ke dëshiruar dhe mund ta kesh ëndërruar që i vogël. Por që të vijnë vetë, të vijnë vetë sinkronizitetet, gjërat në sinkron, vijnë vetë automatikisht, pa u lodhur e pa u sforcuar fare. Ti mund t’i bësh ritet, sepse riti i nijetit të mirë në Hënë të plotë është shumë i bukur, sidomos sipas rregullit të Teslës me 3-6-9, që është kodi i krijimit të shenjtë. Tesla e zbuloi dhe e solli edhe njëherë në dritë, por faktikisht ai kod ka ekzistuar me mijëra vite. Të parët tanë e kanë aplikuar kur ndërtonin shtëpi të reja, kur do bënin ndonjë fejesë apo një martesë. Ata e aplikonin, silleshin rreth atij vendit tre herë ditën e parë në kohën e Hënës së plotë, ditën e dytë gjashtë herë, por jo vetëm t’i sillesh por edhe duke i thënë urimet me zërin tënd të brendshëm. Për shembull urojmë mirësi, mirënjohje, dritë, shërim, harmoni, bollëk, begati, mrekulli, edhe shtëpi të re.

A duhet t’i shkruajmë këto apo mjafton t’i dëshirojmë?

Edhe shkrimi është një ushtrim i manifestimit. Sidomos ata njerëz që kanë fatin që kanë rezistuar dhe vazhdojnë e rezistojnë të shkruajnë me dorën e majtë, është shumë e fuqishme. Dora e majtë ka lidhje me hemisferën e djathë të trurit. Hemisfera e djathtë ka lidhje shumë me krijuesin, në gjithçka që ka lidhje me krijimtarinë, me aftësitë krijuese, me telepatinë, me intuitën dhe me fuqitë manifestuese. Edhe shkrimi, po munde me dorën e majtë, por dhe me dorën e djathtë është në rregill. Është pjesë e një të tëre edhe shkrimi, nuk mund ta përjashtojmë, por kryesorja ëshët alkimia e shpirtit dhe energjisë përmes urimeve.