Celebrities Film & Tv Showbiz

Ju njohim me triumfuesit e “Golden Globes 2022”!

Në një mbrëmjë pa yje dhe tapet të kuq, ‘Hollywood Press Association’ shpalli fituesit e çmimeve “Golden Globes” për vitin 2022 në rrjetet sociale. Ata që dominuan ishin “The Power of the Dog” i regjisores Jane Campion dhe “West Side Story” i Steven Spielberg, që rrëmbyen nga 3 çmime.

“West Side Story”, një ripërshtatje e klasikut të vitit 1961 nga Steven Spielberg triumfoi në kategorinë e filmave më të mirë komedi e muzikal. Protagonistja e tij, Rachel Zegler, u vlerësua si aktorja më e mirë në rol kryesor, ndërsa Ariana DeBose mori çmimin e aktores me të mirë joprotagoniste.

“The Power of the Dog” dominoi në kategorinë e filmit dramatik, me Jane Campion që u vlerësua si regjisorja më e mirë dhe Kodi Smit-McPhee që mori Globin e Artë për aktrimin në rol dytësor. Protagonisti i filmit, Benedict Cumberbatch ishte nominuar për çmim në kategorinë kryesore, por humbi ndaj Will Smith që u vlerësua për performancën në “King Richard”.

Aktorja më e mirë në një film dramatik u shpall Nicole Kidman, për portretizimin e legjendës së televizionit Lucille Ball. “Succession” nga ana tjetër ishte fituesi i madh në kategorinë e serialeve televizive, duke marrë në shtëpi 3 çmime, përfshirë atë për dramën më të mirë.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se ylli i serialit “Squid Game”, O Yeong-su, ka fituar në moshën 77-vjeçare çmimin si ‘aktori më i mirë joprotagonist’ për performancën e tij në dramën super të suksesshme prodhuar dhe transmetuar në Netflix. Aktori veteran koreano-jugor, luan në serial rolin e O Yeong-su ose ndryshe “Lojtari 001”. Ai është aktori i parë korean që merr një çmim në “Golden Globes”.