Sport

Ju prezantojmë me mbrojtësin më të ri të Barcelonës, 17-vjeçari Pau Cubarsí!

Mbrojtësi i ri i Barcelonës, Pau Cubarsí, është shumë afër rinovimit të kontratës me Barçën. Sipas “El Mundo Deportivos”:

Drejtuesit “Blaugrana” dhe qendërmbrojtësi i ri 17-vjeçar kanë arritur tashmë një marrëveshje për çështjet që lidhen me rritjen e pagës, ndërsa mbetet vetëm për t’u specifikuar kohëzgjatja e kontratës së re.

Në konferencën për shtypin përpara ndeshjes kundër Valencias, trajneri Xavi Hernandez garantoi vazhdimësinë e De Jong dhe zbuloi se dëshiron huazimin e Vitor Roques. Rinovimi i Sergi Robertos, ndërkohë, varet nga ai vetë.

Ashtu si Yamal, Pau Cubarsí duhet të modifikojë kontratën aktuale duke marrë parasysh rolin e luajtur te “Blaugranat” dhe sapo të mbushë moshën madhore, në janar të vitit të ardhshëm, kontrata e negociuar tani do të hyjë në fuqi.

Nisur nga çështjet që lidhen me Fair-play-in financiar të La Ligës, ekziston mundësia që për të përfunduar kontratën e re, spanjolli të fillojë sezonin në ekipin B dhe vetëm më pas të thirret në skuadrën A. Kujtojmë që Xavi, pak ditë më parë, pranoi se kishte bërë prapakthuhu sa i përket vendimit për t’u larguar në fund të sezonit.

Barcelona tashmë ka filluar të bëjë plane për rikthimin në stadiumin legjendar “Spotify Camp Nou”. Punimet po ecin me ritme të shpejta dhe katalanasit po përgatiten që të presin tifozët në stadiumin e tyre ku kanë arritur aq shumë suksese historike. Nëse nuk ndodh ndonjë gjë e papritur, pritet që punimet të përfundojnë brenda këtij viti. Sipas Mundo Deportivo, bordi i drejtorëve të Barcelonës ka caktuar datën 15 dhjetor, e dielë si dita kur rihapet stadium “Camp Nou”.