Celebrities Film & Tv Showbiz

Justin Bieber dhe Hailey janë ndarë? Kjo video tregon gjithçka…

Justin Bieber dhe partnerja e tij Hailey Bieber u panë krah njëri-tjetrit gjatë hapjes së Coachella-s duke dëgjuar interpretimin e Lana Del Ray. Dyshja, për të cilën është përfolur se janë ndarë, është filmuar, në dukje më të dashuruar se kurrë.

Justin u pa duke përkëdhelur kokën e modeles para se ta puthte në ballë. Prej disa kohësh shqetësimet për lidhjen e tyre janë bërë temë diskutimi. Në shkurt, babai i saj Stephen Baldwin u bë kryefjalë pas një statusi në Instagram që kërkonte lutje për të dhe bashkëshortin e saj Justin Bieber. “Të krishterët, ju lutemi kur mendoni për Justin dhe Hailey, merrni një moment për të bërë një lutje të vogël që ata të kenë mençuri, mbrojtje dhe t’i afrohen Zotit,”-shkroi ai.

 

Në muajin mars supermodelja e njohur Hailey Bieber reagoi lidhur me lajmet që qarkulluan për ndarjen e saj me Justin Bieber. Përmes një postimi në Instagram ajo mohoi zërat duke thënë se janë të pavërtetë.

Thjesht për informacionin tuaj, historitë dhe artikujt e vazhdueshëm që shoh në TikTok janë 100% të gabuar, të krijuar nga hiçi. E di se mund të jetë argëtuese të ushqehesh me këto histori, por vetëm dijeni se ato janë gjithmonë të rreme. Më vjen keq që ua prisha.