Celebrities Gossip Showbiz

Ka edhe ditë kur Demi Lovato-s i vjen ‘në majë të hundës’ vetja e saj!

Demi Lovato do të qëndrojë larg ekranit për disa kohë. Këngëtarja e njohur zbuloi në një intervistë për ‘Alternative Press’ se nuk ka në plan të bëjë më dokumentarë për jetën e saj. 30-vjeçarja u shpreh për mediat se:

Sinqerisht, më ka ardhur në majë të hundës duke parë veten dhe mendoj se edhe njerëzit e tjerë ndoshta ndihen njësoj. Dhe nëse nuk ndihen ashtu, atëherë ata mund të shikojnë videot e mia muzikore.

Gjatë dekadës së fundit, Lovato ka publikuar tre dokumentarë të ndryshëm që përshkruajnë luftën e saj me varësinë ndaj substancave narkotike dhe ndikimin në karrierën e saj. Demi vijoi duke thënë se:

Do të doja të kisha pritur derisa të kuptoja më shumë. Të qëndruarit esëll është ajo që funksionon për mua dhe asgjë tjetër.

Dokumentari i saj i fundit, “Demi Lovato: Dancing With the Devil”, detajoi mbidozën gati fatale të këngëtares në vitin 2018. Pas incidentit, Lovato zbuloi se ajo ende pinte duhan dhe alkool me moderim. Megjithatë, një vit më vonë, Lovato hoqi dorë plotësisht nga substancat dhe shkoi në trajtim. Por fakti që nuk do të bëjë më dokumentarë nuk do të thotë që ajo dëshiron të mos e ndajë më historinë e saj me fansat. Demi thjesht planifikon të presë derisa të kuptojë se çfarë dëshiron.

Së fundmi mësohet gjithashtu se këngëtarja e njohur ka gjetur një të dashur të ri muzikant. Një burim i brendshëm i saj ka treguar për mediat e huaja se:

Është një marrëdhënie vërtet e lumtur dhe e shëndetshme. Ai është një super djalë.

Kjo do të jetë lidhja e parë serioze e këngëtares që kur i dha fund fejesës me Max Ehrich në shtator të vitit 2020. Lovato, 29 vjeçe dhe Ehrich, 31 vjeç, fillimisht filluan të takoheshin në mars të 2020 para se të fejoheshin vetëm katër muaj më vonë.