Celebrities Gossip Showbiz

Demi Lovato paska qenë në rehabilitim dhe askush nuk e paska ditur?!

Mësohet se së fundmi këngëtarja e njohur Demi Lovato ka përfunduar në një tjetër periudhë rehabilitimi. Një burim i afërt me këngëtaren ka thënë për “Page Six” se ylli është kthyer në Utah për trajtim, por tani ndodhet sërish në shtëpi dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Spekulimet rreth vendndodhjes së Lovatos u ndezën më shumë kur motra e tyre më e madhe, Dallas Lovato, ndau një video të ribashkimit për Krishtlindje së bashku me motrën e tyre më të vogël, Madison De La Garza. Pavarësisht se pësoi një mbidozë gati fatale në vitin 2018, artistja shpjegoi se pse ata nuk donin të ishin plotësisht esëll pas shërimit dhe qëndrimit pasues në rehabilitim.

Këngëtarja detajoi mbidozën në një seri dokumentarësh në YouTube, duke zbuluar gjithçka, nga përdorimi i metatoinës dhe heroinës e deri tek marrja e injeksioneve të ndryshme. Pas periudhës së rehabilitimit, Lovato ka qenë e përfshirë në një sërë çështjesh që kishin të bënin me jetën e saj private.

Rikujtojmë se, para disa kohëve këngëtarja e njohur Demi Lovato erdhi me një teori të sajin që i habiti të gjithë. 29-vjeçare pohoi se dikur ka pasur një takim me një qenie jashtëtokësore në Joshua Tree, në Calif dhe se përvoja jashtë kësaj bote është shumë tronditëse. Para disa kohëve këngëtarja e njohur Demi Lovato erdhi me një teori të sajin që i habiti të gjithë. 29-vjeçare pohoi se dikur ka pasur një takim me një qenie jashtëtokësore në Joshua Tree, në Calif dhe se përvoja jashtë kësaj bote është shumë tronditëse. Njerëzit dhe fansat e këngëtares nuk e kanë pritur aspak mirë këtë deklaratë, duke theksuar se gjërat që Demi thotë nëpër intervista sa vijnë e bëhen edhe më të çuditshme. Madje, pati edhe nga ata që e akuzojnë se gjithçka ajo e thotë për të marrë vëmendje.