Celebrities Gossip Showbiz

Met Gala nuk është për të gjithë! A i dini yjet që e refuzuan hapur dhe emri që u ndalua përgjithmonë?

Met Gala mbetet një nga netët më ekskluzive në botë, e organizuar çdo vit në Metropolitan Museum of Art në New York. Por jo të gjithë të famshmit janë fansa të këtij spektakli, disa madje e kanë refuzuar publikisht ose e kanë kritikuar ashpër.

Sipas raportimeve, i vetmi person që është ndaluar qartë nga pjesëmarrja është Donald Trump. Vetë Anna Wintour e konfirmoi këtë në vitin 2017 gjatë një interviste, duke thënë shkurt se ai nuk do të ftohej më kurrë.

Ndër ata që kanë zgjedhur të distancohen është edhe Jack Schlossberg, nipi i John F. Kennedy, i cili deklaroi se nuk është më momenti për evente të tilla luksi, duke iu referuar situatës globale.

Kritika të forta ka bërë edhe Tina Fey, e cila e quajti Met Gala një “paradë budallenjsh”, ndërsa Zayn Malik u shpreh se preferon të qëndrojë në shtëpi sesa të marrë pjesë në një event kaq të shtrenjtë.

Nga ana tjetër, Amy Schumer e përshkroi si një shfaqje të tepruar dhe të shtirur, ndërsa Lili Reinhart kritikoi hapur Kim Kardashian pas Met Gala 2022 për dietën ekstreme për të hyrë në fustanin e Marilyn Monroe.

Edhe Tim Gunn ka zbuluar se u hoq nga lista e të ftuarve pas një konflikti me Wintour, ndërsa Demi Lovato e përshkroi eksperiencën e saj në vitin 2016 si aq të pakëndshme, saqë më pas kërkoi mbështetje në një takim të Alkoolikëve Anonimë.

Megjithëse disa prej tyre janë rikthyer në vite, kritikat mbeten të forta. Për shumë, Met Gala nuk është thjesht një event mode, por një simbol i një bote të mbyllur, elitare dhe shpesh larg realitetit të përditshëm.