Celebrities Gossip Showbiz

Ka një pjesë të trupit të saj që Kim Kardashian thjesht e urren!

Në një kopertinë të re për “Allure”, ylli televiziv Kim Kardashian u shndërrua në një Rapunzel me flokë bionde gërshet që arrinin deri në tokë dhe e veshur me një trupore nga marka e saj, ‘Skims’. Në intervistë, ylli foli për kujdesin që tregon për pamjen e saj dhe se si kryen trajtime bukurie natën vonë. Ajo rrëfeu se dëshiron shumë të duket bukur, por shtoi se nuk është e lehtë kur jeta është aq e ngarkuar dhe je e rraskapitur në fund të ditës.

Ajo shpjegoi se trajtimet e saj të bukurisë i kryen natën vonë. Kur të gjithë flenë, ajo bën trajtime me lazer. Megjithatë, Kim tha:

Jam në paqe me të mos qenit perfekte dhe as nuk kam qenë ndonjëherë më parë.

Dhe ashtu si çdo njeri, edhe Kim e ka diçka që nuk e pëlqen te vetja.

I urrej duart e mia, ato janë të rrudhura dhe të rënda. Por unë kam jetuar gjithë jetën dhe kam ndryshuar kaq shumë pelena me këto duar dhe i kam përqafuar fëmijët e mi me këto duar, kështu që jam mirë me to.

Kim shtoi më tej se për të shëndeti është më i rëndësishëm se dukja.

Të plakem nuk do të thotë që nuk do të përpiqem për përsosmëri, por arrin në një pikë ku thua: ‘Ok, shëndeti im është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër’.

Rikujtojmë, se disa kohë më parë 41-vjeçarja deklaroi se do të ishte e gatshme të hante jashtëqitje për aq kohë sa ajo do e mbante atë të re dhe të bukur. Në intervistë për ‘The New York Times’, ajo u pyet se çfarë do të bënte që të mbetej e re gjithmonë dhe padyshim përgjigja i befasojë të gjithë.

Do të provoj gjithçka. Nëse do të më thoshit se do të më duhej të haja jashtëqitje çdo ditë dhe do të dukesha më e re, mund ta bëja. Unë thjesht mund!