Celebrities Gossip Showbiz

Për t’u dukur më e re Kim Kardashian pranon se do të hante jashtëqitje!

Ylli televiziv Kim Kardashian ka deklaruar se do të ishte e gatshme të hante jashtëqitje për aq kohë sa ajo do e mbante atë të re dhe të bukur. Në intervistë për ‘The New York Times’, ajo u pyet se çfarë do të bënte që të mbetej e re gjithmonë dhe padyshim përgjigja i befasojë të gjithë.

Do të provoj gjithçka. Nëse do të më thoshit se do të më duhej të haja jashtëqitje çdo ditë dhe do të dukesha më e re, mund ta bëja. Unë thjesht mund!

Menjëherë pas publikimit të intervistës, në rrjet vërshuan komente të pafundme. Madje, sipas ‘Page six’, shumë komentues u tallën me të duke e pyetur nëse produktet e Skim janë të përbëra nga jashtëqitjet. Ndërkohë, Kardashian nuk ka reaguar ende, por po shijon romancën me komedianin 28-vjeç, Pete Davidson. Rikujtojmë, se së fundmi, Kardashian i ka kërkuar falje familjes së saj për mënyrën sesi ish-bashkëshorti i saj Kanye West i trajtoi ata në sytë e publikut.

Themeluesja e ‘Skims’ tha së fundmi në episosin “The Kardashians” të Hulu se ajo nuk do ta mbronte më reperin dhe nuk do të lejonte askënd t’i trajtonte më të dashurit e saj në atë mënyrë. Kim u ul me nënën Kris Jenner, motrat Kourtney Kardashian, Khloé Kardashian dhe Kendall Jenner, të dashurin e Kris, Corey Gamble dhe  Travis Barker, për t’i paralajmëruar se West do të publikonte një këngë të re. 

Sjellim në vëmendje gjithashtu se 41-vjeçarja është kritikuar sërish në rrjet dhe shkak kësaj radhe është bërë reklama e saj e re për ‘Beyond Meat’. Kim në videon 30-sekondëshe të kompanisë vegane tha se:

Unë besoj aq shumë në misionin e ‘Beyond Meat’ saqë kam ndërhyrë për të ndihmuar me asetin tim më të madh, shijen time.