Celebrities Gossip Showbiz

Ka prova për të “fundosur” reperin, Tyga akuzohet për dhunë nga ish-e dashura e tij, Camaryn Swanson!

Së fundmi, reperi i njohur Tyga është akuzuar për dhunë nga ish e dashura e tij, Camaryn Swanson. Sipas ‘TMZ’, Swanson thuhet se u shfaq në shtëpinë e Tyga-s në orën 3 të mëngjesit ditën e hënë. Një burim pranë reperit tha se Swanson mbërriti kundër dëshirës së reperit, ishte në dukje e dehur dhe po bërtiste në pragun e tij. Në atë moment ai e la atë të hynte dhe të fliste brenda.

Swanson pretendoi në polici se Tyga u bë i dhunshëm me të në një moment dhe ajo u mor nga shtëpia e tij nga nëna e saj, duke raportuar incidentin në policinë e Los Angeles-it më vonë. Policia pa shenja të dukshme dhune tek ajo dhe mori një raport për dhunë në familje.

Sipas ‘TMZ’, Tyga nuk është arrestuar ende, por do të paraqitet sot në rajonin e policisë për t’u pyetur për ngjarjen. Ndërkohë, Swanson postoi disa foto të shenjave të dhunës në fytyrën e saj në rrjetin social Instagram. 22-vjeçarja shkroi krahas postimeve se:

Unë jam aq e turpëruar dhe në siklet që duhej të arrija deri këtu, por unë duhet të flas për veten time.

Ndërkaq, nuk dihet kur Tyga dhe Swanson i dhanë fund lidhjes së tyre. Dyshja e bënë lidhjen zyrtare në Instagram në pranverë dhe Swanson është fotografuar dy herë me një unazë të madhe në dorën e majtë.

Rikujtojmë, se në episodin e datës 17 qershor të “Keeping Up With the Kardashians” reunion, pjesëtarët e familjes bënë shumë zbulime surprizuese dhe treguan gjëra për të cilat të gjithë fansat po prisnin me padurim. Kylie Jenner nuk humbi rastin të shprehej për marrëdhënien e saj me Tyga-n.

Ajo diskutoi mbi relatat që ka me të katër vite pas ndarjes. Të gjitha këto detaje që pjesëtarët zbuluan ishin pikërisht drejt të ftuarit special Andy Cohen. Kylie tregoi se me Tyga-n nuk janë miq, por as nuk kanë marrëdhënie të keqe.