Celebrities Gossip Showbiz

Kylie Jenner më në fund thyen heshtjen dhe flet për marrëdhënien e saj me Tyga…

Në episodin e datës 17 qershor të “Keeping Up With the Kardashians” reunion, pjesëtarët e familjes bënë shumë zbulime surprizuese dhe treguan gjëra për të cilat të gjithë fansat po prisnin me padurim.

Edhe Kylie Jenner nuk humbi rastin të shprehet për marrëdhënien e saj me Tyga. Ajo diskutoi mbi relatat që ka me të katër vite pas ndarjes. Të gjitha këto detaje që pjesëtarët zbuluan ishin pikërisht drejt të ftuarit special Andy Cohen. Kylie tregoi se me Tyga nuk janë miq, por as nuk kanë marrëdhënie të keqe.

Ne nuk jemi miq. Por jemi në rregull. Nëse unë e shoh jashtë apo e rastis diku, unë gjithnjë i uroj më të mirat. Nuk kam ndjesi të këqija për të.

Kujtojmë, se Kylie dhe Tyga nisën të dilnin në tetor të vitit 2014, por patën disa probleme në marrëdhënien e tyre. Në nëntor të vitit 2015, nisën aludimet se dyshja ishte ndarë, por këtë e mohoi vetë Kylie gjatë një interviste në “The Ellen DeGeneres Show”.

Jo, njerëzit e dinë totalisht gabim. Ne nuk jemi ndarë.

Por në maj të vitit 2016, u raportua se Kylie dhe Tyga u ndanë përsëri. Më shumë se një muaj më vonë, burimet zbuluan se çifti ishte ndarë përfundimisht dhe nuk kishte asnjë mundësi për rikthim.

Ndërkohë, Kylie ia la gjithçka së shkuarës, duke vazhduar kështu një marrëdhënie me rreperin Travis Scott, me të cilin ka një vajzë tre-vjeçare Stormi Webster. Lidhur me këtë marrëdhënie, dyshja është ndarë, por përflitet se janë rikthyer përsëri me njëri-tjetrin.

Siç duket në këtë episod të “Keeping Up With the Kardashians”, Kylie ia ka lënë marrëdhënien e saj me Tyga të kaluarës. Është apo jo me Travis, këtë ende s’e ka zbuluar, por me siguri me të e lidh diçka më shumë, Stormi. Fansat e dyshes janë në pritje të një postimi publik, ku tregojnë se janë rikthyer përsëri me njëri-tjetrin.